Previous Image
Next Image

info heading

info content


PLLAKA AMBIENTE TE JASHTME

PORCELANOSA ka zhvilluar teknologjinë Nanoker për prodhimin e versioneve jo rrëshqitëse për të gjitha koleksionet e saj të shtrimit në qeramikë. Ky sistem bën të mundur krijimin e një sipërfaqeje jo rrëshqitëse e nanostrukturuar, pra një strukturë uniforme mbi sipërfaqen e pllakës, shumë e ndryshme nga struktura e rrudhur që kanë finiturat konvencionale.

Krijimi i një sipërfaqe jo rrëshqitëse e nanostrukturuar u bë e mundur në sajë të bashkpunimit të PORCELANOSA Group me Institutin e Teknologjisë Qeramike (ITC), enti i riferimit botëror në fushën e kërkimit dhe inovacionit të qeramikës. Rezultati është një sipërfaqe jo rrëshqitëse me strukturë të lehtë dhe të këndshme, resistente dhe që kërkon pak mirëmbajtje.

Ndryshe nga proçeset e tjera për arritjen e sipërfaqeve jo rrëshqitëse, teknologjia Nanoker lejon të ruhet e pacënuar ngjyra origjinale e pjesës, duke shmanguar kështu aspektin zbardhues që marrin disa finitura jo rrëshqitëse të pranishme në treg. Në këtë mënyrë është i mundur kombinimi i përkryer me pjesët e bazës për të krijuar hapësira me finitura homogjene.

Për më tepër, teknologjia Nanoker ofron një cilësi jo rrëshqitëse më resistente, pasi mungesa e rilieveve të ekzagjeruar lejon një ruajtje më të gjatë të kushteve të sigurisë fillestare. Përveç kësaj, kërkon pak mirëmbajtje : ky sistem ofron rezistencë ndaj agjentëve kimik dhe ndaj goditjeve dhe është i lehtë për tu pastruar falë vrazhdësisë mikroskopike të sipërfaqes.

KOMUNIKO ON LINE
KOMUNIKO ON LINE
Questions, doubts, issues? We're here to help you!
Connecting...
Dergo nje mesazh offline
Our operators are busy. Please try again later
:
:
:
Have you got question? Write to us!
:
:
This chat session has ended
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad