Trendet e pllakave për 2018: Ide për shtëpinë tuaj

Nëse po mendoni të rregulloni shtëpinë tuaj këto kohë, ndoshta do të doni të dini se çfarë duket në trend tani. Sipas specialistëve të pllakave në treg, ky është një parashikim mbi trendet që do vijnë gjatë vitit 2018!

trendet-1

Materialet e përziera

Me dizenjot  natyrore dhe industriale kaq të shquara së fundmi, ka shumë pllaka me përzierje dizenjosh cimentoje, dizenjo druri, dizenjo mermeri apo me dizenjo gëlqerore. Ndërsa ju mund të keni zgjedhur vetëm një nga këto për një projekt dekorues, trendi i materialeve të 2018 sugjeron që të  jeni pak krijues dhe të përzieni dizenjo të ndryshme. Ju ftojme te vizitoni http://www.primeragroup.al/product-category/pllaka/ ku do të gjeni pllaka shtrimi duke filluar nga 7€ metri katror.

trendet-2

Tone Metalike

Duke u rritur në popullaritet gjatë viteve të fundit, tonet metalike mund ti shtoni gjatë vitit 2018! Shtoni tonet e qymyrit, tunxh, dhe metale të tjera  në hapësirat tuaja të brendshme. Ato janë të përkryer për krijimin e një thyerje në një banjë ose kuzhinë, ose një mur për një sallë pritjeje, dhoma gjumi ose zonë ngrënieje.

trendet-3

Matt dhe me shkëlqim: Një kombinim i ëmbël

Zakonisht kur ne përziejmë pllaka nga i njëjti lloj, zgjedhim ngjyra të ndryshme në të njëjtën tablo. Tashmë, tendenca “matt dhe shkëlqim” në pllakat e 2018 sugjeron diçka krejtësisht të re; duke kombinuar pllakat mat dhe me shkëlqim të së njëjtës ngjyrës. Rezultatet janë fenomenale, siç mund ta  shihni më lart. Pasi të ecni nëpër dhomë dhe drita të rrezatojë në sipërfaqet me shkëlqim, muri do të marrë menjëherë jetë!

trendet-4

Materiale mermeri

Pamja natyrale që jep mermeri do të vazhdojë të jetë ndër më të pëlqyerat gjatë vitit 2018! Ideja për të sjellë natyrën brenda dyerve të shtëpisë you bën të ndiheni më afër saj dhe më të relaksuar në ambientet tona. Ja pse materiale të tilla janë përdorur më shpësh në ambientet e tualetit ku shpesh e përdorim për tu shtendosur pas një dite të gjatë pune. Nga të gjithë llojet e gurëve që mund të zgjedhim, mermeri është më i pëlqyer, ndoshta për shkak të linjave që ka dhe nga sa i lëmuar duket ai në prekje.