PLLAKA ANTI RRËSHQITËSE

pllaka-anti-rreshqitese-1

PORCELANOSA ka zhvilluar teknologjinë Nanoker për prodhimin e versioneve jo rrëshqitëse për të gjitha koleksionet e saj të shtrimit në qeramikë. Ky sistem bën të mundur krijimin e një sipërfaqeje jo rrëshqitëse e nanostrukturuar, pra një strukturë uniforme mbi sipërfaqen e pllakës, shumë e ndryshme nga struktura e rrudhur që kanë finiturat konvencionale.

pllaka-anti-rreshqitese-2

Krijimi i një sipërfaqe jo rrëshqitëse e nanostrukturuar u bë e mundur në sajë të bashkëpunimit të PORCELANOSA Group me Institutin e Teknologjisë Qeramike (ITC), enti i riferimit botëror në fushën e kërkimit dhe inovacionit të qeramikës. Rezultati është një sipërfaqe jo rrëshqitëse me strukturë të lehtë dhe të këndshme, rezistente dhe që kërkon pak mirëmbajtje.

pllaka-anti-rreshqitese-3

Ndryshe nga proçeset e tjera për arritjen e sipërfaqeve jo rrëshqitëse, teknologjia Nanoker lejon të ruhet e pacënuar ngjyra origjinale e pjesës, duke shmanguar kështu aspektin zbardhues që marrin disa finitura jo rrëshqitëse të pranishme në treg. Në këtë mënyrë është i mundur kombinimi i përkryer me pjesët e bazës për të krijuar hapësira me finitura homogjene.

pllaka-anti-rreshqitese-4

Për më tepër, teknologjia Nanoker ofron një cilësi jo rrëshqitëse më resistente, pasi mungesa e relieveve të ekzagjeruara lejon një ruajtje më të gjatë të kushteve të sigurisë fillestare. Përveç kësaj, kërkon pak mirëmbajtje : ky sistem ofron rezistencë ndaj agjentëve kimik dhe ndaj goditjeve dhe është i lehtë për t’u pastruar falë vrazhdësisë mikroskopike të sipërfaqes.

pllaka-anti-rreshqitese-5