LAMINAT

Previous Image
Next Image

info heading

info content


Laminat

Laminati, i karakterizuar nga rezistenca e tij, është përmirësuar vazhdimisht nga Antic Colonial, firma e Porcelanosa Grupo e specializuar në trajtimin e materialeve natyrale, për të ofruar një produkt të sofistikuar në gjendje për të rikrijuar bukurinë natyrale në çdo ambient. Për më tepër, ofron një gamë të gjerë ngjyrash e formash që e bëjnë unike koleksionin e laminatit të Antic Colonial.

Laminati i Antic Colonial dallohet për rezistencën e lartë ndaj konsumimit dhe goditjeve. Përgjithësisht është rezistent edhe ndaj presioneve dhe gërvishtjeve, ashtu si edhe ndaj djegieve të cigareve dhe ndaj dritës ultraviolet. Në sajë të veshjes së sipërfaqes e cila ka një cilësi të lartë dhe mbushjes speciale të bordeve me Acquatec, shtrimi laminat i PORCELANOSA Grupo ka një rezistencë të lartë. Papastërtia dhe pluhuri nuk ngjiten dhe mund të pastrohen lehtë për të garantuar një ambient të këndshëm dhe higjenik, hapësira jetese tërheqëse shumë të vlerësuara nga personat me alergji.

Laminati përdoret si në zonat private ashtu edhe në zonat tregtare. Për këtë arsye, Antic Colonial ofron midis koleksioneve të tij laminate me karakteristika teknike të ndryshme që i përgjigjen nevojave të ndryshme ndërtuese.

KOMUNIKO ON LINE
KOMUNIKO ON LINE
Questions, doubts, issues? We're here to help you!
Connecting...
Dergo nje mesazh offline
Our operators are busy. Please try again later
:
:
:
Have you got question? Write to us!
:
:
This chat session has ended
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad