PAR-KER

PAR-KER® Parket qeramik

Dëshironi një dysheme rezistente dhe të lehtë për t’u pastruar por të jetë njëkohëshisht edhe elegante? Një sipërfaqe jorrëshqitëse por me dizajn? Keni gjetur atë që bën për rastin tuaj.

Parketi qeramik është një opsion dyshemeje shumë i vlerësuar. Porcelanosa Grupo ju ofron në katalogun e saj një gamë të gjerë modelesh me finitura dhe formate të ndryshme.

Falë karakteristikave e natyrës së saj, kryesisht qeramike, parketi qeramik i Porcelanosës ofron një seri avantazhesh ndryshe nga parketi tradicional i drurit, pa humbur pamjen karakteristike të ngrohtë dhe mikpritëse.

Parketi i qeramikës ka një rezistencë të lartë përdorimi. Pra, mund të përdoret vazhdimisht duke u përshtatur me zonat me transit të lartë, si restorantet ose qendrat tregtare.

Venis-pavimento-parquet-ceramico-Rotterdam-moka

Sipërfaqja duron efektin e diellit pa ndryshime në finiturat e saj, pa ndonjë trajtim apo mirëmbajtje të veçantë.

Poroziteti i ulët e bën atë materialin e duhur edhe në ambjente me lagështi, si banja apo kuzhina.
Për më tepër, Porcelanosa prodhon, versionin antislip, me sipërfaqe kundër rrëshqitjes, ideale për ambjentet e jashtme, si terraca ose zona me pishina.

Rezistenca, kohëzgjatja dhe lehtësia në pastrim bashkohen tek mundësitë e shumta dekoruese të ofruara nga ky material qeramik me ispirim natyral.

Venis-pavimento-parquet-ceramico-Amazonia-ashPorcelanosa-pavimento-parquet-ceramico-Manhattan-Natural-29.4x180-19.3x180Porcelanosa-pavimento-parquet-ceramico-Ascot-Roble-29.4x120-19.3x120Porcelanosa-pavimento-parquet-ceramico-Chelsea-Arce-29.4x180-19.3x180