Lavamane të reja dhe aksesorë për tualetin Karon nga L’Antic Colonial: gur natyror për tualete moderne

lavamane-1

Dizajni i aksesorëve për banjo të prodhuara me materialet më të reja natyrore është një nga premisat kryesore të L’Antic Colonial.

lavamane-2

Si një risi në vitin 2017, dhe me rastin e Panairit të XXIV Ndërkombëtar, kompania e Porcelanosa Grupo ka paraqitur Karon, një koleksion të ri të bazuar në lavamane të thjeshta dhe funksionale që i japin bukuri natyrale dhe estetikë tualeteve moderne.

lavamane-3

Ky koleksion i ri përbëhet nga lavamane me dizajn elegant, si dhe mobilje për banjo nga druri natyral Nogal Intense e Nogal Warm. Arredimi është kompletuar me një pasqyrë të veçantë me kornizë druri dhe strukturën metalike të zezë që duke zëvendësuar mobiljen e lavamanit prej druri, shërben si një mbështetje për lavamanin dhe planin e punës.

lavamane-4

Përsa i përket lavamaneve, koleksioni Karon ofron modele me madhësi të ndryshme, të gjitha të prodhuara në gur natyror. Elementet ekskluzive, të bëra nga një bllok i vetëm prej guri, përputhen krejtësisht me mobiljet prej druri dhe metali. Këto përfshijnë lavamanet mbi tavolinë dhe lavamane të ngjitur në mur, të dy në formë rrethore ose ovale: Karon Circle dhe Karon Oval; Karon Cicle Countertop dhe Karon Oval Countertop.

lavamane-5

Të gjitha këto opsione mund të gjenden në gurë të ndryshëm me tonalitete të shumta: Persian White, me paraqitja elegante mermeri; Stone Gray dhe Crema Italia.

lavamane-6