Dushe

Duket se ka dy lloje njerëzish në botë: ata që lahen në vaskë dhe ata që lahen në dushe. Edhe pse ne nuk mund të mohojmë kënaqësinë e një vaske të ngrohtë, e cila shumë herë na jep përvojën e SPA-s, dushet shumë herë janë versione më ekonomike dhe që shpenzojnë më pak ujë. Ne po ju prezantojmë me disa dushe që mbase do ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur për shtëpinë tuaj ideale.

Me vetëm 280€, ju do të mund të gjeni këtë kokën e dushit e cila gjendet tek PORCELANOSA dhe t’ju japë pushimin që ju nevojitet pas një dite të gjatë në punë. E krijuar me materialet më të fundit dhe cilësore ju nuk do të keni vetëm një tualet të bukur por gjithashtu një tualet funksional.

doccia

Nga ana tjetër, në qoftë se ju pëlqejnë format katrore, mund të shijoni këtë model prej INOX-I për vetëm 120€. Gjithashtu ka qindra dizajne të mrekullueshme të pllakave për të zgjedhur me forma, tekstura, dhe ngjyra të ndryshme që do të nxjerrin në pah tualetet tuaja!

SOFFIONE-DUO-QUADRO-INOX

Nëse dëshironi diçka më moderne, ne ju rekomandojmë që të zgjedhni ndarjet prej xhami si pjesë e modelit tuaj, pasi jo vetëm që jep idenë e pastërtisë por gjithashtu krijon hapësira. Pra përveç se janë moderne këto alternative janë gjithashtu praktike duke ju lejuar ta shfrytëzoni hapësirën sipas dëshirës suaj.

3.SET INCASO SOFFIONE SQUARE

Kabinat e dushit janë gjithmonë një zgjedhje klasike në tualetet tona, prandaj tek PORCELANOSA  ju ofrojmë mundësi zgjedhjeje, si kjo Cromo-Transparente për vetëm 300€ e cila me modelin e veçantë sjell inovacion në tualetin tuaj.

1-70X90 TDA

Për më tepër modele ju ftojmë të vizitoni: http://www.porcelanosa.al/kategoria/tualete/koka-dushi/