Themeluar në vitin 1998, Porcelanosa Albania përkushtohet për t’u ofruar klientëve të saj kualitetin më të lartë dhe dizajnin e perkryer në zhvillimin e projekteve të tyre. Porcelanosa Albania është përfaqësuesi zyrtar i Porcelanosa GRUPO në Shqipëri, një grup me qendër në Spanjë i njohur në të gjithë botën, i përbërë nga 8 kompani secila e angazhuar për të siguruar cilësinë më të lartë të materialeve.
Tek Porcelanosa ne fillojmë procesin duke kuptuar se cfare ju dëshironi të arrini. Ne shohim hapësirën dhe e bejme të mundur që kërkesat e juaja të realizohen në menyrën më harmonike të mundshme.
Çdo projekt dhe klient është unik për ne. Duke ardhur në ekspozitën tone, duke u konsultuar me arkitektët dhe designer-ët tanë, ne të ju ndihmojë të gjeni frymëzim të nevojshme për të krijuar diçka të veçantë.
Nëse ju doni për të krijoni diçka plotësisht te re, ose te adaptoni nje një alternativat ne ekspozitën tone, me anë të stafit tonë të kualifikuar ne jemi në gjendje që të krijojme Projekte 3D dhe planimetri, nëpermjet të cilit ju do te krijoni një ide më të mirë të projektit tuaj.
Tek Porcelanosa, kemi mbledhur stafin më të kualifikuar për realizimin e këtij procesi. Nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve të specializuara që ofrojmë në menyre të vazhdueshme, kemi arritur të përfundojme me një nivel shumë të lartë cilësie një gamë projektesh.
Dëshironi një dysheme rezistente dhe të lehtë për t’u pastruar por të jetë njëkohëshisht edhe elegante? Një sipërfaqe jorrëshqitëse por me dizajn? Keni gjetur atë që bën për rastin tuaj.
Parketi qeramik është një opsion dyshemeje shumë i vlerësuar. Porcelanosa Grupo ju ofron në katalogun e saj një gamë të gjerë modelesh me finitura dhe formate të ndryshme.
Falë karakteristikave e natyrës së saj, kryesisht qeramike, parketi qeramik i Porcelanosës ofron një seri avantazhesh ndryshe nga parketi tradicional i drurit, pa humbur pamjen karakteristike të ngrohtë dhe mikpritëse.